“Të presim në Rosario”, Di Maria kërcënohet sërish nga bandat në Argjentinë

by Merita

Angel Di Maria ka përfunduar sërish në tehun e kërcënimeve të bandave në Argjentinë. Siç raporton gazeta vendase “Cronica”, ylli i Benfica-s u kërcënua sërish nga disa anëtarë të krimit të organizuar në vendlindjen e tij, Rosario.

Të mërkurën, dy persona me kapuç në një motoçikletë arritën në një stacion shërbimi në jug të qytetit dhe më pas hapën zjarr me qëllimin për të mbjellë terror mes njerëzve.

banner

Sapo u arratisën ata lanë pas një shënim drejtuar sulmuesit 36-vjeçar. “Di Maria të presim. Nënshkruar nga Rosario”, thuhet në shënim.

Një episod shumë i ngjashëm ndodhi edhe pak muaj më parë, kur një mesazh kërcënues e la jashtë shtëpisë së familjes së tij në një fshat të Rosario, ku argjentinasi qëndron zakonisht kur kthehet në atdheun e tij.

“Thojini djalit tuaj të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërt do të vrasim një anëtar të familjes së tij”, ishte mesazhi kërcënues që morën familjarët e Di Marias në atë kohë.

Kontrata e Di Marias me Benfikën skadon më 30 qershor dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt. Muajt e fundit është folur vazhdimisht që ai të kthehet për të luajtur në atdheun e tij ose të transferohet në MLS, por këto episode sigurisht që nuk do ta ndihmojnë atë të arrijë një vendim me qetësi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy