Kryeministri godet Prokurorinë Speciale: Pesë vjet pa rezultat për adresimin e krimeve të luftës

by engel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesën e tyre.

Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë në lidhje me gjykimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre, duke thënë se kanë kaluar “pesë vjet pa rezultat”.

banner

“Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat. 25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat”.

“Prokuroria speciale duhet të jetë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy