Mërtiri: Ja pse Edi Rama nuk do të arrijë të pengojë SPAK-un

by Nexhat

Analisti Ergys Mërtiri tha në rubrikën “Opinion” në News24 se Kryeministri Edi Rama ka kohë që po i vërtitet SPAK dhe po synon ta pengojë

Mërtiri u shpreh se SPAK ka dëmtuar SPAK më shumë se çka bërë opozita në tërë këto vite

“Nëse do e sulmonte SPAK, kjo do e nxirrte Ramën keq. Por ai do të tentojë të gjejë mekanizma për të penguar SPAK. Një prej këtyre mekanizmave është përshembull heqja e veprës “shpërdorim detyre” që të hetohet nga SPAK, por nuk besoj se do ia arrij. Nëse nuk do të kishim faktorin ndërkombëtar, SPAK-ut do i ishte vënë dryni me kohë.

SPAK është një vullnet shumë më i madh se Edi Rama, ndaj dhe e ka të pamundur ta bllokojë

Ajo çfarë po bën Edi Rama është të prodhojë falsitet, e tillë është edhe rezoluta anti-korrupsion. Rama bën korrupsion, por nuk mund të bëjë luftën. Unë mendoj se një opozitë duhej të ishte më aktive, pasi nuk mjafton të thuhet se e ka false këtë nismë. Opozita nuk duhet të sulmojë Qeverinë vetëm me deklarata, por kam frikë se kjo opozitë është kapur në komplekset e veta. Opozita duhet të ndërmarrë nisma, të propozojë nisma në komisionet ku bën pjesë, në mënyrë që ta vërë Kryeministrin me shpatulla pas murit”, tha Mërtiri.

Takimet e Edi Ramës në Athinë dhe Milano, Mërtiri i konsideron propagandistike, por që i japin pikë atij.

“Po krijon alibi, po legjitimon veten, po stis një duel me grekët, prodhon një betejë shqiptaro-greke, dhe më pas na thotë se po i jep Qeverisë dinjitet. Edhe Berisha që ka qenë një qeveritar i keq, ka pasur përplasje me grekët, por kjo s’do të thotë se janë gjëra të mira”, tha Mërtiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy