Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar programin e partisë së tij për familjet e reja dhe fëmijët.
Prezantimi është bërë një ditë para festës së fëmijëve, 1 Qershori.
Prezantimi i programit të Partisë së Lirisë:
Në prag të 1 Qershorit, festës shumë të rëndësishme të fëmijëve, Partia e Lirisë me 5 prioritetet e saj për 4 milion shqiptarë plus, angazhohet për:
Pagat për nënat në masën 70 deri në 100 % të pagës për dy vitet pas lindjes.
Do të 3-fishohet bonusi i bebes.
Për nënat me më shumë se dy fëmijë ulje taksash në paga dhe të ardhura.
Kredi për çiftet e reja 20 mijë euro, ku interesat do t’i paguajë shteti.
Ofrim i shtëpive për çiftet e reja, sipas modelit hungarez.
Krijimi i fondit për banesa për çiftet e reja.
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3000 euro për fëmijën e parë, 6000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë dhe progresivisht.
Mbështetja falas me ushqime, dhe suplementet ushqimore të domosdoshme për gratë shtatëzëna në gjendje varfërie e papunësie deri në një vit pas lindjes së fëmijës.
Reduktim i vdekjeve foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin, për nënë dhe fëmijën.
Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna.
Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore, deri në një vit për familjet në varfëri dhe të papuna.
Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1 vjeçare, për fëmijët e lindur në familje në varfëri dhe të papuna.
Mbulim i plotë falas i të gjithë barnave për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.
Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatëzanisë.
Sistemi i kateringut në kopshte, çerdhe dhe shkolla.
Rritjen e ndihmës sociale, për fëmijët në familje me prindër të divorcuar.
3-fishimin e çerdheve dhe kopshteve publike.
Garantimin e plotë dhe rritje e sigurisë në çdo çerdhe dhe kopsht publik, me kontroll të dedikuar.
Kontroll rigoroz të cilësisë së ushqimit në çdo çerdhe dhe kopsht publik.
Zgjatjen e orarit të çerdheve dhe kopshteve dhe njëkohësisht shtimi i personelit mbështetës dhe të edukatorëve.
Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe ambiente rekreative për çdo fëmijë.
Ulja e TVSH-së për fëmijët deri në 5-vjeç për veshje, ushqime, libra dhe lodra.