Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

by Nexhat

Një stacion policor kufitar ishte planifikuar të ndërtohej pikërisht në këto hapësira.

Fjala është për atë në fshatin Dren të Leposaviqit dhe plani kishte filluar të realizohet në shkurt të vitit 2023 duke e hapur rrugën

Por, atje nuk është hedhur akoma as edhe themeli pasi që punën e kishin ndaluar protestat e qytetarëve të komunitetit serb, të cilët kundërshtuan punimet me pretekstin se po tentohet të dëbohen nga pronat e tyre.

Atë kohë ishte sugjeruar që për çdo ankesë t’i drejtohen gjykatës dhe mesa duket ashtu ka ndodhur pasi që Qeveria e Kosovës ka dal me vendimin e ri

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”,

Në një përgjigje shtesë për Dukagjinin, Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se vonesa ka ndodhur pas ankesave që janë dërguar në gjykatë.

“Procesi i shpronësimit ka filluar në vitin 2023. Si çdo procedurë tjetër shpronësimi, edhe kjo fillon me vendimin preliminar. Natyrisht, çdo palë mund ta apelojë vendimin në gjykatë, ashtu siç ka ndodhur me këtë rast. Gjykatat, në disa raste të ndara, kanë nxjerrë vendime të plotfuqishme sipas të cilave një numër i vogël pronash është larguar nga shpronësimi. Qeveria tani ka miratuar vendimin përfundimtar i cili reflekton vendimet e gjykatave”, kaë thënë nga Qeveria

Televizioni ka komunikuar me Policinë e Kosovës në veri dhe ata thanë se akoma nuk janë njoftuar nëse tash pritet të fillojnë punimet pas vendimit të ri të Qeverisë ose për ndonjë kundërshtim eventual të banorëve lokalë.

Në shkurt të vitit të kaluar pikërisht Qeveria e kishte autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës për kryerjen e punëve dhe përgatitjen e terrenit në ato zona. /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy