Edita Tahiri tregon përse nuk ka hyrë asnjëherë në Shtëpinë e Pavarësisë: LDK të gjitha meritat ia ka lënë Rugovës

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka folur për dekadën para çlirimit të Kosovës, kryesisht rreth çështjeve dhe figurave politike të asaj kohe.

Tahiri teksa fliste për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe anëtarët e saj adresoi disa pakënaqësi. Njëra ndër to, siç u shpreh vetë ajo është “lënja në hije” e liderëve të Kryesisë së LDK-së të asaj periudhe dhe koncentrimi i meritave te ish-presidenti Ibrahim Rugova, njëherit edhe kryetari i LDK-së. 

banner

Tahiri beson se të gjithë pjesëtarët e kësaj Lëvizje gjithëpërfshirëse kanë meritat e veta, për të cilët tha se një ditë do të shkruhet historia edhe për ta. 

“Procesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka qenë i lehtë, sepse ka qenë Lëvizje gjithëpopullore e gjithëpërfshirëse. Ne vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës pakashumë e kemi koncentruar të gjithë meritën te z. Rugova, kjo është e mirë, sepse lideri i ka meritat e veçanta, por ne që kemi qenë liderët e Lëvizjes si pjesë e Kryesisë së LDK-së apo të Qeverisë jemi lënë në hije. Pra, kryesisht kur flitet për LDK-në, flitet për Rugovën, por unë besoj se historia do të flas edhe për neve”, u shpreh Tahiri.

Teksa shprehte ndjesitë rreth trajtimit të këtyre figurave që ishin pranë presidentit Rugova asaj kohe, ajo ndau edhe një tjetër detaj, duke treguar arsyen përse asnjëherë nuk ka hyrë në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës ku punoi për 10 vjet, deklaratë kjo të cilën mund ta dëgjoni në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy