Janë vetëm 46 banorë, 30 prej tyre kandidatë për kryetarë, nënë e bir në lista rivale

by Merita

Herën e fundit që Igor de Santis kandidoi për kryetar në Ingria, fshat ky i vogël i rrethuar me male pranë Torinos, ai fitoi bindshëm.

Por, ai tani po përballet me një sfidë të vështirë për një mandat të katërt, pasi nëna e tij i është bashkuar partisë rivale. Ingria, një nga fshatrat më të vegjël në Itali, ka 46 banorë.

Santis 42 vjeç, ka drejtuar administratën e fshatit që nga viti 2009 dhe ka pritur konkurrencë në garën për kryetar nga opozitari 70 vjeçar, Renato Poletto. Situata u ndërlikua kur një banor i Milanos, Stefano Venutti, e shpalli kandidaturën e tij, shkruan the Guardian.

Dhe më pas gara u përmbys kur Poletto njoftoi se ka siguruar mbështetjen e nënës së Santis, Milena Crosasso. Në total, 30 qytetarë tani konkurrojnë për kryetar fshati. “Unë i kërkova nënës sime të bashkohej me mua, por pasi ajo e pa se lista e Polettos ishte kryesisht me gra, vendosi të shkonte me të”, tha Santis.

Por, Crosasso tha se rivaliteti nuk do të ndikojë në harmoninë e tyre familjare. “Si djali im, edhe unë, duam më të mirën për komunitetin”, tha zonja Crosasso.

Ingria ndodhet në luginën Soana të Italisë dhe përballet me probleme të ngjashme me fshatrat e tjera malore si shpopullimi, shërbimet e pakta dhe sfidat me borën gjatë dimrit. Që nga viti 2022 kur edhe u emërua si ndër fshatrat më të bukur të Italisë, Ingria ka pasur rritje të turizmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023