Vulin nga pozita e zv.kryeministrit flet për Kosovën, premton mos vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, zyrtari shtetëror serb i sanksionuar nga Amerika, ka shfrytëzuar rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën dje në Serbi për t’ia mbushur okën popullit serb rreth Kosovës. Ai madje krahas Kosovës, ka premtuar edhe njëherë se Serbia nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë e cila po bën luftë në Ukrainë.  

Vulin ka zgjedhur që me këto çështje të ndjeshme ta urojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullin serb për siç thotë ai ‘fitoren bindëse në zgjedhjet lokale në Serbi, me vlerësimin se Serbia edhe një herë votoi për të mos njohur Kosovën, ta ruajë Republikën e Serbisë dhe të gjithë serbët kudo që jetojnë dhe të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë’.

Ai ka theksuar në deklaratë se Serbia fitoi zgjedhjet që nuk duhej t’i humbiste, zgjedhje për të drejtën për të mbetur e lirë.

“Vuçiq solli fitoren në listën tonë, votuesit e shpërblyenë për luftën dhe guximin e tij dhe falë tij, ata nuk ishin aq kritik ndaj të gjithë neve, e veçanërisht ndaj zyrtarëve vendorë, aq sa mund të ishin” – tha Vulin.

Ai vuri në dukje se Vuçiq në emër të tyre ka premtuar se do të kujdesen për popullin dhe se presidenca nuk mohohet.

Në Serbi dje u mbajtën zgjedhjet lokale për këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit, si dhe zgjedhjet në 14 qytete të tjera dhe 74 komuna dhe komuna të qytetit.

Përfaqësuesit e listës të mbledhur rreth SNS-së bënë të ditur se ky koalicion fitoi shumicën në të gjitha qytetet e Serbisë, përveç në katër komuna, ku fituan listat e pakicave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy