50
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1:2 në kuadër të javës së parafundit në La Liga.
Ishte Rafa Mir që kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e tretë të takimit.
Rodrygo barazoi shifrat në minutën e 29-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
E gol edhe më të bukur shënoi Rodrygo në të 69-tën për ta përmbysur rezultatin.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 77 pikëve në vendin e dytë, katër më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Sevilla mbetet e 10-ta me 49 pikë të grumbulluara.