Ruben Östlund dhe juria e tij kurorëzuan regjisoren franceze për filmin e saj “Anatomie d’une shute”. Ajo është gruaja e tretë që merr Palmën e Artë në 75 vitet e Festivalit.
Përmbledhja e fituesve të mbrëmjes:
Palma e Artë i shkon Justine Triet për “Anatomia e një rënieje”;
Çmimi i Madh i jepet filmit “The Zone of Interest” nga britaniku Jonathan Glazer;
Çmimi për regji i jepet francezit Tran Anh Hung për filmin “La Passion de Dodin Bouffant”;
Çmimi i jurisë i jepet filmit “Les Feuilles mortes” të regjisorit finlandez Aki Kaurismäki;
Çmimi i skenarit i jepet filmit “Monster” të regjisorit japonez Hirokazu Kore-eda;
Çmimi për aktorin më të mirë i shkon japonezit Koji Yakusho, që luan në filmin “Ditët e përsosura” të Wim Wenders;
Çmimi për aktoren më të mirë shkon për turken Merve Dizdar, e cila luan në filmin “Les Herbes secs” të turkut Nuri Bilge Ceylan;
Kamera e Artë i jepet filmit “The Tree of Golden Butterflies”, nga vietnamezi An Pham Thien;
Palma e Artë për filmin e shkurtër i jepet “27”, nga rumunja Flora Anna Buda;
Përmendja speciale e jurisë së filmit të shkurtër shkoi për “Far”, nga Gunnur Martinsdottir Schlüter.