Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, po kërkohet dorëheqja e Qeverisë

by Merita

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi në mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila si dhe kriminelit të njohur serb, Milan Radojiciq.

Krasniqi tha se Qeveria Kurti ka mundur të negociojë edhe tema të tjera me kriminelin Milan Radojiciq.

banner

Ajo gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti, duke e vlerësuar si turp të vendit.

“Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë.Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”.Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!”, ka shkruar deputetja e LDK-se.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy