Në një intervistë me gazetën Berlingske, Ministrja e Mundësive të Barabarta, Trine Bramsen Peter Rahbek Juel, përfaqësuese e socialdemokratëve në koalicionin qeveritar, tha se abuzimi në formën e “turpërimit” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme është i shpeshtë në aplikacion dhe për këtë arsye aplikacioni duhet të bllokohet në vend.
“Fatkeqësisht ne kemi parë disa shembuj të tmerrshëm dhe shumë shembuj të mediave sociale, Telegramit, në veçanti, që përdoret për të poshtëruar të rinjtë etnikë – veçanërisht gratë e reja – dhe për t’i turpëruar ata, duke e ditur mirë se kjo mund të ketë pasoja që familjet e tyre t’i përjashtojnë, apo edhe më keq”, tha Bramsen për Berlingske, përcjell Informim.
Telegram u lançua në Rusi në vitin 2013. Ai u bë shpejt një mjet për të anashkaluar censurën në rrjetet sociale si Facebook dhe të tjerët.
Ministrja e Barazisë pranoi se një ndalim i Telegramit do të ishte “në një masë më të madhe” nën juridiksionin e BE-së, por dëshiron ta ndalojë aplikacionin në Danimarkë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nuk mendoj se mund ta kthejmë kokën nga ana tjetër, duke qenë se platformat përdoren vazhdimisht për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve,” tha ajo, duke shtuar: “Kundër llojeve të tjera të përmbajtjeve të paligjshme, është Është e mundur që të përdoren disa filtra. Në fund të fundit, do të jetë në dorën e gjykatave për të siguruar që ligjet e duhura janë në fuqi./Informim