Dje në Fushë Kosovë, eshtë arrestuar një 27 vjeçar nen dyshimin se ka kryer disa raste të vjedhjeve.
Sipas policisë, Rastet kanë ndodhur në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
“Dje nga njësitë policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fishë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete. Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim.