Njëri nga spiunët të arrestuar sot ka qenë Polic i Kosovës në departamentin kundër Krimeve të Rënda!

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Njëri prej tyre është Muharrem Qerimi nga Ferizaj. Duke u bazuar në informacionet e shpërndara nga Indeksonline mësohet se ai në të kaluarën ishte hetues në Policinë e Kosovës, deparatamenti kundër Krimeve të Rënda.

Në telashe me drejtësinë ishte edhe vëllai i tij, ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Shpend Qerimi. Ai është dënuar me 25 vjet burg për shpërthimin e vitit 2007 te lokali “Sekiraqa” në Prishtinë, që shkaktoi vdekjen e dy personave.

Kujtojmë se Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan gjatë ditës së sotme për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Ata janë ndaluar për 48-orë, tha sot Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale konfirmoi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës që rezultoi me arrestimin e dy spiunëve të dyshuar.

Prokuroria tha se dy të dyshuarit e ndaluar kanë nënshtetësi kosovare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

Ditëve në vijim, Prokuroria Speciale tha se do të ndërmarrë hapa të tjerë hetimorë lidhur me këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy