Presidentja Osmani: Nuk ka luftë politike, vetëm po kërkoj që të respektohet Kushtetuta e Kosovës

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur sot edhe për raportet e përceptuara si të tensionuara mes saj dhe Kryministrit Albin Kurti. Presidentja Osmani ka thënë se nuk ka luftë politike dhe se e vetmja gjë që kërkon është respektimi i Kushtetutës së Kosovës.

“E para nuk ka asnjë luftë politike, presidentja e Kosovës kërkon vetëm e vetëm që të respektohet Kushtetuta e Republikës, territori, funksionaliteti apo parimi i unitaritetit të shtetit dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2015. Këto janë parime bazë të cilat unë kam kërkuar të respektohen, e po bëhen më shumë se 10 vite. Atë qëndrim që kam pasur si deputete, të njëjtin e mbaj edhe sot”, tha ajo.

Ajo shtoi se ku të vendoset interesi qytetar dhe interesi shtetëror mbi të gjitha, cdo dallim është i tejkalueshëm.

“Po e shoh që keni një unanimitet të plotë sa i përket kësaj pyetje, kështu që meqenëse po e shoh se ka interesim të madh, natyrisht që kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetar mbi të gjitha, çdo dallim është i tejkalueshëm. Se cili ka qenë dallimi ju të gjithë e dini, sepse për këtë gjë kemi folur publikisht, tash është e domosdoshme që të gjitha institucioneve e Kosovës, të gjitha partitë politike, bashkërisht të ulemi dhe të reflektojmë për çështje të interesit nacional. Për mua temat e interesit nacional nuk janë detaje të parëndësishme, janë tema të cilat kërkojnë kontributin e secilit prej nesh. Sepse të gjithë e duam Kosovën dhe kur ulemi së bashku dhe vendosim bashkërisht për tema të interesit nacional, atëherë domosdoshmërisht rezultati do të jetë i mirë, siç ka dëshmuar historia për këto 25 vite. Përtej dëshirës dhe vullnetin për ta mbrojtur Kosovën dhe Kushtetutën e saj unë edhe e kam detyrë kushtetuese këtë gjë dhe brenda këtyre suazave unë natyrisht bashkëpunoj me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani pas takimit me kryetarët e komunave.

Osmani tha se presidentja nuk mban raport me parti politike, por raporti është ndërinstitucional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy