PDK kundër planit të Ramës për Kalabrinë: 15 hektarë të pronës komunale te Stacioni i Autobusëve u tjetërsuan për ndërtim

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së Besianë Musmurati dhe shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri treguan për planin e Kalabrisë që u votua të hënën në Prishtinë.

Para mediave, ata thonë se në këtë plan, 15 hektarë të pronës publike përreth Stacionit të Autobusëve u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama, e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, .

banner

PDK në Prishtinë ishte kundër këtij plani, dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në Kalabri.

”Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit”, tha Retkoceri.

Tutje nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati theksoi që edhe më shqetësues është fakti se Përparim Rama nuk do të ndalet vetëm me planin e Kalabrisë.

”Ai do të sjellë për votim plane të tjera që përsëri mund të tjetërsojnë pronën publike”, tha Musmurati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy