Bashkëshortja e kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq, Ema, është duke u intervistuar nga autoritetet policore në veri të Mitrovicës.
Kështu kan thene nga Policia e Kosoves,
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se ajo po intervistohet në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani
Ndryshe, Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.
Pas sulmit në Banjskë, Policia ka kryer bastisje në pronat e tij në veri, përfshirë edhe një restarant që është në emër të gruas së tij, të cilat janë sekuestruar tashmë.