Hakerat ia mësyjnë TikTok-ut, sulmohet llogaria e CNN

by engel

Llogaritë e të famshmëve dhe mediave në TikTok u bënë shënjestër të një sulmi kibernetik. TikTok nuk ndau detaje të mëtejshme në lidhje me autorët e sulmit kibernetik apo mënyrën se si ndodhi.

Një nga llogaritë e hakuara i përkiste agjencisë së lajmeve CNN.

banner

“Ne po punojmë ngushtë me CNN për të rikthyer aksesin në llogari dhe për të zbatuar masa të reja sigurie për të mbrojtur llogarinë e tyre në vijim,” tha një zëdhënës i TikTok.

“Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur integritetin e platformës dhe do të vazhdojmë të monitorojmë për çdo aktivitet të mëtejshëm joautentik,” shtoi ai.

CNN nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të BBC për koment. TikTok tha se llogaria e Paris Hilton ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk ishte hakuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy