Shkëlzen Gashi: Boshnjakët do t’i bëjnë shtatore edhe një lope që lidhet me luftë , kosovarët nuk e dijnë as sa janë të vrarë

by Nexhat

Në Skenderaj do t’i ngrihet shtatore Leotrimit, djalit të heroit Malush Ahmeti, që është vrarë 25 vjet më parë.

Në lidhje me këtë krim të Serbisë në Kosovë dhe të tjera po diskutohet në “Pressing” të T7.

banner

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se i ka pëlqyer ideja për t’i ngritur shtatore Leotrimit.

Sipas tij, viktimat janë margjinalizuar duke iu dhënë përparësi vetëm dëshmorëe që kanë vdekur me pushkë në dorë, për të cilët Gashi shprehi respekt.

Gashi ka theksuar se Kosova nuk e dinë numrin e saktë të të vrarëve gjatë luftës.

Por, ai krahasoi Kosovën me Bosnje dhe Hercegovinën, ku thotë se atje qytetet janë të mbushura me elemente përkujtimore për viktimat.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë vetëm 40% kanë qenë civilë. Te ne 90% kanë qenë civilë, 10% ushtarë, edhe këtë shifrën 10% e kemi dyfishu. Që nuk është e vërtetë”, ka thënë Gashi.

Ai tregoi rastin e një lope që do të nderohet në Bosnje me statujë, pasi përmes qumështit kishte shpëtuar jetën e shumë njerëzve gjatë luftës.

“Boshnjakët kanë shku edhe një hap më tutje, në Bosnje ka qenë një lopë shumë e madhe dhe shumë e bukur prej të cilës i kanë nxjerrur ka 30-40 litra qumësht në ditë. Ajo lopë ka shpëtu jetën dhjetëra mijëra njerëzve që kanë mundur me vdekë nga uria. Çfarë ka bërë boshnjakët e kanë ru foton e saj dhe ka votu Asambleja Komunale që asaj lope me i bë shtatore në qendër të qytetit”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy