PRISHTINË/ Hetuesit policor i bien në gjurmë katër personave të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”

by Nexhat

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën  02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Policia informon se puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

banner

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy