Lubonja: Nuk jemi vend normal, dy rrugë janë: ose të nënshtrohemi ose duhet kurajo e madhe

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja komentoi në “Open” në News24 situatën e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat

Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por nëse kthehemi në atë videon e famshme ‘Prifti-Meta’ që nuk merrej vesh ai 700 mijë dollarëshi nëse kërkonin kaq apo donin pjesë te kjo shumë, u dogj Kryeministria

banner

Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë: ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, tha Lubonja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy