IKD përmend një deklaratë seksiste të Bislimit: Kodi i Sjelljes së Deputetëve i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin standardet

by Nexhat

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në prezantimin e raportit të me temë “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”, ka bërë të ditur se Draft kodi i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin të vendos vullnetin dhe veprimet politike, për arritjen dhe ngritjen e standardeve etike. Sipas IKD-së, ai përqendrohet në mënyrë ekskluzive tek rregullimi i sjellës së deputetëve mes sanksioneve përjashtuese dhe financiare të cilat përbëjnë dobësim të.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj ka thënë se Komisioni për Legjislacion nuk ka arritur ta dërgoj dhe hartoj në seancë plenare të Kodin e sjelljes edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj për ta hartuar këtë kod

banner

“Kuvendi në këtë legjislaturë, por edhe në legjislaturat e kaluara është përballë dhe vazhdon ende të përballet me përdorim të gjuhës jo parlamentare, jo të ndjeshme gjinore, seksiste, raciste, homofobe dhe kemi pasur rastin kur është shfaqur edhe përdorimi i dhunës fizike ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar me deputet. Komisioni për Legjislacion, i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve. Synon të vendos parime, të përcaktoj sjellje të papranueshme, të përshkruaj masa ndëshkuese dhe të formoj një Këshill të etikës për zbatimin e këtij kodi. Edhe pse pati kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj për ta hartuar një kod në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe standarde ndërkombëtare, Komisioni për Legjislacion nuk arriti të dërgojë dhe ta hartojë në seancë plenare të Kodit të Sjelljes në pajtim me dokumentet që u përmendën…2:44 Ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit dhe deputetët që një kod të tillë ta tërheqim miratimin prej seancës plenare, të bëj ndryshime në përputhje komentet e tona dhe pastaj ta sjellim në miratim”, ka thënë Jakaj.

Ai ka shtuar se kodet e sjelljes së deputetëve kanë për qëllim krijimin e kulturës politike duke pasur parasysh korrektësinë, transparencën dhe ndershmërinë, të cilën ky Draft kod i propozuar nga komisioni për legjislacion nuk e ka në synim

“Ai (Kodi) përqendrohet në mënyrë ekskluzive tek rregullimi i sjellës së deputetëve mes sanksioneve përjashtuese dhe financiare të cilat përbëjnë dobësim të demokracisë përfaqësuesve, kufizimet që janë vendosur përmes këtij kodi reflektohen me cenim të përfaqësimit të qytetarëve përmes deputetëve që ata kanë zgjedhur. Përjashtimi i deputetëve nga 3 seancat e ardhshme plenare, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, deputeti mund të largohet nga seanca në të cilën ai kryen shkelje, por jo edhe në seancat e radhës…4:17 Suspendim dhe përjashtimi nga seancat e radhës mund të rezultojë në abuzim nga shumica parlamentare për të larguar deputetët e opozitës dhe për të deformuar shumicën natyrore”, ka shtuar ai.

IKD propozon që përbërja e Këshillit të etikës të jetë i barabartë ndërmjet shumicës dhe opozitës.

“Kuvendi duhet të përfshij në Kod vlerat dhe standardet ndërkombëtare, të cilat duhet të reflektohen në punën e përditshme të deputetëve. Ata duhet të shohin parimet e Kodit si aspekte pozitive dhe jo detyruese, gjë që draft kodi aktual nuk arrin ta bëjë.. Draft Kodi i propozuar nuk u lejon deputetëve të kundërshtojnë vendimin e shumicës në format të shkruar ose të japin mendime konkurruese kur pajtohen me votimin, por jo edhe me arsyetimin e dhënë… IKD propozon që përbërja e këshillit të etikës të jetë e barabartë ndërmjet shumicës dhe opozitës”, ka theksuar Jakaj

IKD ka përmendur disa raste të gjuhës jo parlamentare në Kuvend, prej të cilave ishte nga zëvendëskryeministri Besnik Beslimi i cili ka përdorur gjuhë seksiste, seanca e 23 korrikut, nga një deputet i LDK-së ndaj kryetarit të Komisionit për Legjislacion dhe në aksionet simbolike të opozitës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy