Rita Ora dëshiron që njerëzit të kujtojnë se ajo shkoi në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate

by informim

Rita Ora ka diskutuar për përvojat e saj si refugjate dhe rëndësinë e historive pozitive të refugjatëve, në një intervistë ekskluzive në “Big Issue” të kësaj jave, në të cilën ajo dhe DJ/producenti Norman “Fatboy Slim” Cook, diskutojnë bashkëpunimin e tyre të ri, Praising You.

Rita Ora ka treguar se bashkë me familjen e saj u larguan nga Kosova në vitin 1991 mes tensioneve etnike dhe dhunës pasi ish-Jugosllavia u shpërbë dhe mijëra njerëz të zhvendosur kërkuan strehim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera.

banner

“Në këtë pikë të karrierës sime – pasi që tashmë u bënë 10 e më shumë vite që jam në skenë – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin,” tha Rita duke folur për dëshirën e saj për të hapur “perceptimet e njerëzve për një vajzë si unë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe po, të qenit refugjate dhe të vij në Britani të Madhe dhe ëndrrat e mia të realizohen”.

Rita foli për rëndësinë që ka vlerësimi dhe mundësitë që i janë dhënë asaj: “Nëse nuk do të kisha mundësi të transferohesha në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, sot nuk do të isha në gjendje të ulem këtu dhe të flisja me [Norman Cook], një nga heronjtë e mi.

Dyshja diskutuan vlerën e ndarjes së historive të refugjatëve në klimën aktuale politike, në të cilën refugjatët, veçanërisht ata që vijnë me varka të vogla, janë një futboll politik. Është një klimë e ilustruar nga miratimi i fundit i projektligjit të emigracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është kritikuar për kufizimin dramatik të sistemit të azilit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy