Intensifikohet bashkërendimi ndërakademik mes Shqipërisë dhe Kosovës

by informim peje

Bashkëpunimit shkencor midis dy akademive përmes projekteve të përbashkëta kërkimore, në qendër të takimit mes përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe delegacionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), i përbërë nga kryesia e re.

Takimi u mbajt me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërakademik dhe institucional ndërmjet dy institucioneve më të larta shkencore në hapësirën shqiptare. Delegacioni i ASHAK-ut përbëhej nga kryetarja akad. Shiroka Pula, sekretari shkencor akad. Bardh Rugova, si dhe sekretari i Seksionit të Shkencave Shoqërore akad. Frashër Demaj.

banner

Në ditën e parë të vizitës zyrtare delegacioni u prit nga kryetari i ASHSH-së akad. Skënder Gjinushi dhe anëtarët e kryesisë së Akademisë. Pjesë e takimit ishte edhe zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet pranë Kuvendit të Shqipërisë znj. Evis Kushi. ASH bën me dije se gjatë takimit me kryesinë e ASHAK-ut, kryetari i ASHSH-së akad.

Gjinushi theksoi se aktivitetet kryesore i zhvillojnë së bashku në bazë të protokollit dhe se fokusi kryesor janë projekti i enciklopedisë shqiptare dhe ngritja e dy qendrave elitare në nano e bioteknologji.

“Në takim u diskutua për konkretizimin e bashkëpunimit shkencor ndërmjet dy akademive, nëpërmjet projekteve të përbashkëta kërkimore. Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e intensifikimit të komunikimit dhe bashkërendimit në fusha me interes të përbashkët, duke theksuar rolin e institucioneve akademike në mbështetje të proceseve zhvillimore dhe politikave publike në ekonomi dhe arsim”, thuhet nga ASH.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy