49
Sot, në Pejë është nënshkruar marrëveshja e miqësisë midis komunës së Pejës, Provincës së Kozencës në Itali, si dhe Shoqatës kulturore Assocultura – Confcommercio Kozenca.
Marrëveshja u nënshkrua nga Gazmend Muhaxheri Kryetar i Pejës dhe Rosaria Succurro, presidente e provincës së Kozencës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të miqësisë synohet që të rritet bashkëpunimi midis dy vendeve nëpërmjet shkëmbimit kulturor.
Provinca e Kozencës është një ndër provincat më të mëdha të pjesës jugore të Italisë, dhe në këtë provincë ndodhen 21 komuna arbëreshe.