Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar dy persona për dhënie – marrje rryshfeti me qëllim të regjistrimit të kundërligjshëm dhe për pajisje me dokumenta të Republikes së Kosovës.
Pasi që janë siguruar dëshmi të mjaftushme se dy persona kanë kryer veprat penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, duke kryer në mënyrë të kundërligjshme regjistrimin e të dyshuarit si shtetas të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona.
Personi i dyshuar është intervistuar, është iniciuar rasti “dhënie e ryshfetit” si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti.
Kjo eshte komunikata e Policise se Kosoves