Luizi tregon se la muzikën për të ndjekur dashurinë: Kur isha në maje më duhej të vendosja mes zemrës dhe karrierës

by informim

Këngëtari Luiz Ejlli me hyrjen si konkurrent në Big Brother VIP Albania arriti ta fitonte simpatinë e publikut brenda një kohë të shkurtër.

Por, artisti shkodran nuk ishte një emër i panjohur pasi vite më parë Luizi mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri si “Ethet e së premtes”, “Kënga Magjike” dhe “Festivali i Këngës”.

banner

Ejlli madje ishte përfaqësuese i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Megjithatë, ai u largua nga skena e muzikës për vite me radhë dhe bëri një rikthim në publik me pjesëmarrjen në këtë edicion të BBVA.

Gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, Luizi ka folur rrallë herë për jetën e tij private.

Por, së fundmi gjatë një diskutimi me banoren nga Kosova, Nita Latifin, Luizi ka treguar se pse vendosi të largohej nga muzika.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Këngëtari nga Shkodra tha se vendimi për të lënë muzikën ishte sepse zgjodhi të ndiqte zemrën.

“Kam vepruar shumë me zemër, vendimet që kam marrë më bën që të hiqja dorë prej karrierës dhe prej të gjithave, kur isha në maje më duhej të zgjidhja mes zemrës dhe karrierës dhe zgjodha zemrën dhe dola prej tregut që më doli zhgënjim dhe ishte shumë vonë të rifilloja, përditë po bëhej më e mërzitshme jeta jashtë, vështirësitë, nuk përballohej vetëm dhe u dorëzova thash po i lë të gjitha dhe po iki për në Amerikë”, tha Luizi.

Luizi deklaroi se edhe pse dikur u zhgënjye nga dashuria tani të njëjtën e ka gjetur te partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën krijoi lidhje dashurie brenda BBVA.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy