Memli Krasniqi kujton tubimin te Verrat e Llukës në Deçan

by informim

“Pse të bartim këtë barrë të rëndë e të neveritshme, kur na fisnikërojnë virtyte të tjera të larta nga tradita, si besa, bujaria, mikpritja, gajreti, pra, plagën e gjakmarrjes – ta zhdukim” – Anton Çetta.

Kjo ishte filozofia prapa lëvizjes popullore për pajtimin e gjaqeve – e cila, 33 vjet më parë, me 1 maj 1990, organizoi tubimin madhështor te Verrat e Llukës, në Deçan, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundkshekullit XX.

banner

Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/pfbid02Zt4TzrgqJ8TazumWVcaPRbbRa6Grog6VtPT9wE9hkSpdp1dxSytU7joZuqpVWJA9l?__cft__[0]=AZXopaSRxKoB7-E4tgAJDndOPh6DlDjE6muCaG6S0c0d66VPJFHomKqv_HZDNnnuqw08KbrcJJjUtb8JBq2K4C739UPNewVBMvccLhWDE4IeJrCGfKNqml82tJYDIUB2bEVU7yeT3Cgd6GTPtDpxijoIwn_EkedbZGHxi8pnjpkrL9akl3PgCKacZiI6oVn7EZc&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy