Driton Selmanaj: Kryeministri i Kosovës e vazhdoi episodin e dëmshëm për vendin (Video)

by informim

Në seancen e parlamentit të Kosovës të mbajtur sot ka pasur shumë reagime të deputetëve lidhur me takimin dhe marrëveshjen e arritur midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuqiqit për “Personat e zhdukur me forcë”. Një nga deputetet që ka reaguar lidhur me këtë temë është edhe Driton Selmanaj.

Në reagimin e tij z. Selmanaj e ka kritikuar Albin Kurtin se me këtë marrëveshje janë bërë shumë barazime të “viktimës” që nënkupton Kosoven dhe “agresorit” që nënkupton Sërbinë.

banner

Sipas z. Selmanaj, Kurti me këtë marrëveshje i ka barazuar edhe përgjegjësitë për zbardhjen e fateve të personave të zhdukur me dhunë. Është e pakuptimtë dhe e dësmshme që Kosova të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera deri në fund të vitit 2000 sepse në atë kohë paqja dhe rendi ka qenë përgjegjësi e UNMIK-ut dhe KFOR-it, e këtë e ka mundësuar Albin Kurti në marrëveshjen e 2 majit në Bruksel me Vuqiqin.

Përveq këtyre kritikave, z. Selmanaj i ka përmendur Albin Kurtit edhe dështime tjera të cilat mund t’i dëgjoni në video më poshtë të deputetit Selmanaj…..

https://www.facebook.com/watch/?v=1039152063714477&__cft__[0]=AZUoXZgp0OKD3hfljAWaFRKFrC4XMqZLkpQhwaJhgCBb5-VKa04oNbUhpnvNDMDDXQgazNdZ7owEQZjf1VsbHHFAYYuh5II3EAUcvt5nMN55-1HkmJZHlYPtXhzvmjQbDwpQl5XYOjSFWcEGVnancoKhIB79l2A8qa0sG9Q5dTtKu8duodCbpaYia1bwx0hlykcHdFF228lPF_GE6rWqwE68&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy