Është duke çarkulluar një video ku Lionel Messi kërkon falje duke thëne: “Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. I kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi dhe jam duke pritur vendimin e klubit për mua”.
Kujtojmë se para pak ditësh Lionel Messi shkoi në Arabinë Saudite me familje pa autorizim të klubit dhe kështu i ka shkelur rregullat e kontratës me klubin PSG. Si pasojë, klubi ka marrë masa ndëshkuese Messin dhe e ka suspenduar për dy javë moslojë dhe me një shumë financiare.

