Komanda Rajonale perendimore e KFOR-it priti në takim autoritetet fetare nga pjesa perëndimore e rajonit në Camp Villaggio Italia.
Takimi ishte një ngjarje e rëndësishme për të nënvizuar rolin e udhëheqësve fetarë në mbështetjen e paqes, tolerancës dhe dialogut.
Kjo ngjarje është pjesë e aktiviteteve të KFOR-it për të mbështetur paqen, tolerancën, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

