Vriten tetë persona në Serbi, dëshmitar i rastit tregon se si ka filluar krimi masiv

by informim

Sulmuesi që dyshohet se vrau tetë persona në disa fshatra afër Mlladenovcit, Serbi raportohet se fillimisht ishte fjalosur me disa fëmijë dhe për këtë ka qëlluar me armë zjarri, ka thënë për portalin nova.rs një dëshmitar i rastit.

“Ai filloi të qëllojë nga Dubona pastaj vizitoi edhe dy fshatra të tjera. Polici që tentoi ta ndalonte dhe të fliste me të sapo ka ndërruar jetë”, tha ky banor, i cili nuk ka pranuar të identifikohej.

banner

Banorët e Dubonës thonë se babai i sulmuesit ka qenë kolonel dhe se “ka qenë djalë i mirë”.

Në këtë vend shihet prania e madhe e policisë me qen dhe fshati është i bllokuar.

Kujtojmë se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, ku sipas informacioneve të deritanishme kanë mbetur të vrarë tetë persona, ndërsa 13 janë plagosur.

Konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës, pas së cilës U.B ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë dhe më pas ka hapur zjarr.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia e rrethoi në një vend afër Mlladenovacit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy