Dua Lipa dhe Donatella Versace do të prezantojnë një koleksion mode në Kanë

by informim

Koleksioni i quajtur “La Vacanza” do të prezantohet më 23 maj në Kanë. Ylli britanik i popit dhe ikona e stilit është e lidhur me stilistin italiane nga një miqësi e thellë.

Në mes të Festivalit të Filmit në Kanë, të apasionuarit e modës dhe stilit do të kenë një tjetër takim për të mos u humbur, një sfilatë speciale e modës Versace kushtuar një koleksioni veror të padiskutueshëm.

banner

Tema? Absolutisht festive dhe e krijuar nga dy stilistë: Donatella Versace dhe Dua Lipa.

Kur disa sezone më parë Dua Lipa bëri debutimin e saj si stiliste, ajo saktësoi në rrjetet sociale se pasioni i saj ishte padyshim muzika, por edhe moda kishte një vend mëse të veçantë në jetën e saj.

Koleksioni “La Vacanza” i krijuar së bashku nga ylli britanik i popit së bashku me Donatella Versace, është fryt i dashurisë së këngëtares për modën por është edhe shprehje e një personaliteti të shumëanshëm dhe një talenti që shkon shumë përtej sferës muzikore.

Për këtë hap të rëndësishëm krijues, Dua Lipa ka zgjedhur të bashkëpunojë me një Shtepi mode që ka shumë rëndësi për karrierën e saj. Që nga debutimi i saj në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, këngëtarja në fakt ka veshur Versace për disa raste të paharrueshme, nga turnetë në ngjarje të mëdha, duke përfshirë Met Gala 2019 dhe menjëherë krijoi një marrëdhënie nderimi dhe miqësie të madhe me drejtoreshen krijuese te shtëpisë së modës milaneze.

Donatella Versace, nga ana e saj, nuk e ka kursyer asnjëherë veten për të vlerësuar publikisht yllin e pop-it që e admiron dhe e respekton për bukurinë, aftësinë dhe personalitetin e saj të fortë dhe të lirë, gjë që e bëri atë të thyente rregullat për të shkruar të reja edhe për nga stili. Dua Lipa, një nga artistet më të njohura të muzikës botërore të brezit të saj, ka një imazh shumë të njohur.

Interpretuese e stilit bashkëkohor, i pëlqen markat e mëdha dhe dizajnerët e rinj dhe për veshjet e saj përrallore asistohet nga stilisti italian Lorenzo Posocco.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy