Shqipëria në Eurovizion: Sonte e 14-ta në garë por me entuziazëm të madh

by

Ndër të parët që ka shpallur përfaqësuesit e saj për Eurovision 2023, për herë të parë që nga debutimi i saj, Shqipëria ka një grup shumë të veçantë, pikërisht Familja Kelmendi e udhëhequr nga vajza e madhe Albina Kelmendi.

Kënga tregon për një familje në prag të ndarjes për gjëra të vogla dhe në këtë mes janë fëmijët që kanë fatin më të keq. Prandaj, është një ftesë për të bërë paqe për të mirën e fëmijëve të tyre, të cilët nuk do të toleronin një përçarje brenda familjes. Në skenën e Eurovizionit 2023 kënga do të vijë e 14 –ta në skenë sonte dhe do të jetë tërësisht në shqip.

banner

Ka edhe shumë entuziazëm për këtë këngë. Mjeshtri i vargjeve, poeti i madh Agim Doçi thotë: “Në gjykimin tim kjo këngë është himn, në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”. Ndërkohë që disa media të huaja vlerësojne se “në përgjithësi, “Duje” është një këngë prekëse dhe e përzemërt për fuqinë e dashurisë dhe rëndësinë e respektimit të marrëdhënieve tona, edhe pas përfundimit të tyre”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy