Yjet e Tropojës “Do ta kallin” verën

by

Pas një jete të tërë bashkëpunimi rikthehet me një kënge të re dueti Gëzim Nika – Fatmira Breçani, por kësaj rradhe janë kthyer si trio me këngëtaren Soni Malaj në këngën “Do ta kallim”.

Projektin e kishte paralajmëruar kohë më parë këngëtari Gëzim Nika në një intervistë për ABC. “Me dy koleget tropojane të mijat, më të mirat, Soni Malaj, ishte inciativa e saj dhe Fatmira Breçani. Bëm një trio, një këngë të bukur në Shkodër. Ideja ishte e Sonit, e kishim biseduar që më përpara, por shyqyr u bëm mbarë, e mbaruam.

banner

Do të jetë një këngë festive, dasmash, gëzimesh, shumë e bukur. Mallin e vetë e lavdëron gjithkush, por besoni ka me dal diçka e bukur. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim, dhe nga kompozitori Gramoz Kozeli.

Hera e parë që bashkëpunova me të dhe gjatë kësaj kohe bëra dhe dy këngë të tjera, edhe do të bëjë dhe disa të tjera. Jam duke bërë album dhe kaluar albumit. Ishte shumë i mirë”, kishte thënë këngëtari.

Na mbetet vetëm t’i urojme suksese trios tropojane dhe Gëzimit me albumin e ri.  

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy