“Vajza me vath prej perle” në tapa shishesh

by

Kryevepra e shekullit të 17, shekulli i artë hollandez, vjen herë pas here në forma të ndryshme, por gjithmonë e mahnitshme.

Jo rrallë të rinjtë na befasojnë me kreativitetin e tyre. Me materiale të ndryshme të riciklueshme arrijnë të sjellin punime të jashtzakonshme. Kësaj rradhe do t’ju sjellim pikërisht punimin e disa studentëve të arteve në Argjentinë që realizuan me tapa shishesh, kryeveprën e quajtur “Vajza me vath prej perle”. Të kujtojme se “Vajza me çallmë”, e njohur gjithashtu si “Vajza me vath prej perle”, është një pikturë vaji në kanavacë e punuar rreth viteve 1665-1666 nga Jan Vermeer dhe e ruajtur në Mauritshuis në Hagë.

banner

Në vitin 2003 regjizori Peter Webber bashkoi aktorët Scarlett Johanson dhe Colin Firth për të realizuar filmin me të njëjtin titull që pati 3 kandidime Oscar dhe fitoi disa çmime duke përfshirë atë të Audiencës dhe Hitchcock-un e Artë për Peter Webber në Festivalin e Filmit Britanik Dinard 2003 dhe Çmimin për Kinematografinë më të Mirë të Shoqatës së Kritikëve të Filmit në Los Angeles.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy