Kristjan Asllani do të mbetet te Interi së paku edhe për një sezon tjetër.
Mesfushori shqiptar kaloi vitin e tij të parë te gjiganti italian që nga transferimi nga Empoli.
Asllani iu bashkua Interit si huazim nga Empoli për 4,5 milionë euro, derisa Neroazzurët e kanë blerë përfundimisht lojtarin edhe për 10 milionë euro të tjera.
Por përkundër se iu bashkua zikaltërve me shumë bujë, mesfushori shqiptar nuk ka luajtur shumë minuta duke qenë në shumicën e kohës në bankën rezervë.
Megjithatë Corriere dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Interit nuk do ta lejojnë largimin e shqiptarit në verë dhe se do ta mbajnë edhe për një edicion, përkundër se për të ka pasur shumë oferta.
Ish-skuadra e tij Empoli, Fiorentina,Torino, Sassuolo dhe Udinese janë skuadra që kanë shprehur interesim për huazimin e Asllanit.
Inter ka refuzuar këto oferta, pasi Asllani në vitin e tij të dytë pritet të ketë hapësira më të mëdha nga trajneri Simone Inzaghi.