Përfundon restaurimi i mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Kombëtar

by informim

Mozaiku “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Kombëtar në Tiranë i është nënshtruar restaurimit pas dëmtimeve që pati pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të vitit 2019.

Restaurimi i mozaikut historik për Tiranën dhe Shqipërinë është bërë me fonde të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Rama ka publikuar sot pamje nga shpalosja e mozaikut, duke shtuar se “copëz pas copëze ka përfunduar restaurimin me mbështetjen e Bashkimit Evropian”.

Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në vend. Ai u përurua bashkë me muzeun me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor 1981 në Tiranë. Artistët që kanë realizuar mozaikun “Shqipëria” janë : Vilson Kilica , Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy