Gruaja e Princit William, Kate Middleton, mesa duket i është shmangur “ndjekjes katastrofike me makinë” të Princit Harry dhe Meghan Markle, teksa u shfaq me humor të mirë gjatë vizitës për bamirësi, në qendrën Anna Freud.
Princesha e Uellsit ishte e gjitha e buzëqeshur kur doli për herë të parë pas shfaqjes së Meghan Markle në SHBA, ku Dukesha mori çmimin Women of Vision. Kate dukej mahnitëse, me një fustan midi jeshil smerald të shoqëruar me një sërë aksesorësh dhe taka të bardha. Gjatë vizitës Kate foli me ekspertë për hulumtimet më të fundit në fushën e shëndetit mendor dhe mësoi për punën e studentëve në trajtimin e ankthit.