Këngëtarja u bë gruaja e parë franceze që kaloi shifrën e një miliard shikimesh, falë këngës së saj “Dernière danse”.
E publikuar në fund të vitit 2013, kënga kishte pasur një sukses të madh dhe albumi, “Mini World”, kishte shitur 550,000 kopje, duke i mundësuar këngëtares të fitonte një disk diamanti. Më pak e dëgjuar ndër vite, “Dernière danse” së fundmi pati një sukses të dytë në aplikacionin TikTok, ku kënga përdoret si sfond për shumë video virale. Megjithatë, Indila duhet të mbledhë disa milionë më shumë shikime në klipin e saj nëse dëshiron të hyjë në 10 këngët më të shikuara në YouTube. Aktualisht është Luis Fonsi, me “Despacito” (8 miliardë shikime) që zë vendin e pare, përpara “Shape of You” nga Ed Sheeran (5.9 miliardë) dhe “See You Again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth.