A e meriton Olta ta duam pas kësaj që bëri?!

by

Aktorja e shumë përfolur e muajve të fundit, jo për rolet, por për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”, u rikthye në instagram me një shkrim rreth përvojës së saj në këtë format.

Olta Gixhari filloi postimin në instagram me falenderime të shumta, si për ata që e deshën, por edhe për ata që e urryen. Mw pas erdhi momenti i ndjesës. “Do ta ruaj gjatë në mendjen time si një eksperiencë të çmuar, ku përjetova emocione të mëdha, lot, zhgënjim, gëzim, të papritura e surpriza. Ju kërkoj ndjesë për çdo herë që e kam kaluar masën,” shkroi ajo.

banner

Gjithsesi aktorja bjonde nuk mund të mos shkruante edhe për protagonistin që i dha shikueshmërinë këtij formati, Luiz Ejlli. “Ky ishte ‘Big Brother’ që theu çdo rekord shikueshmërie. Disa do ta mbajnë mend si Bigu i Luizit dhe Oltës, disa si i Luizit dhe Kiarës e disa si Bigu i Luizit! Dhe po tani që çdo gjë mori fund, dua të them një të vërtetë të madhe. [Ai] më ka përmendur çdo ditë në shtëpi pasi unë ika. Sot, dua unë të të them dy fjalë. Aventura ime pa ty Luiz nuk do të ishte e njëjtë. Ti ma ke vështirësuar dhe ma ke zbukuruar rrugëtimin tim! Ishte kënaqësi të ‘luftoja’ kundër teje.” “Ju dua shumë! Shihemi në projekte të tjera, jashtë kuadrit të lojës që tani e tutje,” përfundoi Olta.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy