Mason Mount favorizon transferimin te Man Utd

by informim

Manchester Unitedi do të ishte destinacioni i preferuar i yllit të Chelseat, Mason Mount, nëse ai largohet nga klubi i fëmijërisë.

Mount, i cili nuk është dakord për një rinovim, do të vihet në shitje kur të hapet afati kalimtar nëse nuk gjendet marrëveshja mes palëve.

Man Utd ka gati ofertën e madhe për Mount

Interesimi për yllin anglez nuk mundon pasi klube si Liverpooli, Arsenal dhe Tottenham janë përmendur të gjithë në lidhje me nënshkrimin e tij në muajt e fundit.

Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, Mount po anon drejt transferimit te Unitedi, para skuadrave tjera që ndjekin nënshkrimin e tij.

Një kalim te United nuk është aspak i sigurt, por hapi i parë do të ishte që Mount të deklaronte zyrtarisht se nuk do të rinovohet në Chelsea.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy