Oprah Winfrey reflektoi për lidhjen e saj me Tina Turner pasi ajo dha frymën e fundit në moshën 83-vjeçare.
Prezantuesja e famshme e talk show-t shkroi homazhe për këngëtaren e Proud Mary në Instagram disa orë pasi përfaqësuesi i Turner konfirmoi vdekjen e saj. “Fillova si fanse e Tina Turner-it, pastaj si pjese e grupit duke e ndjekur nga një shfaqje në tjetrën në të gjithë vendin, dhe më pas, përfundimisht, ne u bëmë mike të vërteta”, shkroi Winfrey në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Pranë një mori fotografish të saj me Turner, ajo shkroi: “Ishte perëndesha jonë e përjetshme e rock ‘n’ roll-it dhe përmbante një fuqi të madhe të brendshme që u rrit gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ishte një model jo vetëm për mua, por për botën. Ajo inkurajoi atë pjesë timen që nuk e dija se ekzistonte”.
“Sapo mori lirinë nga vitet e abuzimit në familje, jeta e saj u bë një thirrje e qartë për triumf”, shkroi më tej Winfrey. “Jam mirënjohëse për guximin e saj, që na tregoi se si duket fitorja me veshjen e Manolos dhe një minifund lëkure. Një herë ajo me tha se kur të vinte koha për t’u larguar nga kjo tokë, nuk do të kishte frikë, por do të ishte e emocionuar dhe kurioze. Sepse kishte mësuar se si të jetonte e rrethuar nga burri i saj i dashur, Ervini dhe miqtë. Unë jam një grua më e mirë, një njeri më i mirë, sepse jeta e saj preku timen. Ajo ishte vërtet Simply The Best”.