Pas ngjarjeve të sotme në veri të Republikës së Kosovës dhe pas reagimeve të SHBA-së, kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët edhe shtetet e QUINT-it.
Në këtë komunikatë QUINT-I ka dënuar vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës pavarësisht thirrjes për përmbajtje.
QUINT ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të tërhiqen menjëherë, të qetësohet situate dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFORin.
Kanë dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan dhe gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre me vendimin e Serbisë për të ngritur në gjendje gatishmërie ushtrinë.
Reagimi i plotë:
Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.
Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.