Melissa McCarthy foli kohët e fundit për mënyrën se si u ndje pasi u takua me Javier Bardem, bashkëpunëtorin e saj në xhirimin e ri të Disney-t në “The Little Mermaid ose Sirena e vogël”.
Në një intervistë me The Hollywood Reporter, McCarthy, e cila luan rolin e shtrigës së detit Ursula në film, tha: “Isha vërtet nervoze për takimin me të, por nervat u zhdukën në dy sekonda. Në momentin që takoni Javier-in, është si një përqafim i ngrohtë në këmbë. McCarthy zbuloi se ishte hera e parë që punonte me Bardemin, i cili luan babain tepër mbrojtës të Ariel, Mbretin Triton. “Gjithmonë kam dashur të punoj me Bardemin, ndaj është një emocion i vërtetë për mua”, ka rrëfyer aktorja. Nga ana tjetër, Bardem tha se “Të punosh me Melisën është gëzim dhe dhuratë”. Bardem tha, “Kam pasur një moment kur Melissa po jepte recitonte disa batuta mjaft të rënda dhe më bënë të dridhesha. “E ndjeva energjinë”, shtoi ai. Bardem dhe McCarthy gjithashtu u tallën se duan të bëjnë një film spin-off së bashku për Ursula dhe Triton, të cilët janë vëllezër e motër në film. Ndërkohë, “Sirena e Vogël” ka dalë në kinema më 26 maj.