Në orën 8 të mëngjesit me orën lokale të mëngjesit të sotëm, u hapen qendrat e votimit në Turqi duke shënuar fillimin e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend.
Më shumë se 64 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin në raundin e dytë mes presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan, kandidat i Aleancës Popullore dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare të opozitës, Kemal Kilicdaroglu.
Më shumë se 60 milionë njerëz kanë të drejtë vote dhe 191,885 kuti votimi janë instaluar për votuesit në të gjithë Turqinë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, të drejtë vote kanë edhe 47.523 zgjedhës të tjerë, të cilët kanë mbushur 18 vjeç në ndërkohë pas përfundimit të rundit të parë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, pas një pjesëmarrje rreth 90% të qytetarëve në votime, Erdogan fitoi 49,5 për qind dhe lideri i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu 44,89 për qind të votave. Aleanca Popullore e Erdoganit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet fitoi shumicën në parlamentin e shtetit në raundin e parë.
Sipas njoftimit të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Turqisë, rezultatet e para preliminare dhe jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale do të shpallen të njëjtën ditë, pra sot, pas mbylljes së qendrave të votimit, pas ore 21:00.
Si funksionojnë zgjedhjet në Turqi?
Zgjedhjet në Turqi mbahen çdo pesë vjet. Kandidatët për president mund të propozohen nga partitë që kanë kaluar pragun prej 5% të votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare ose ato që kanë mbledhur të paktën 100 mijë nënshkrime për emërimin e tyre.
President zgjidhet kandidati që merr më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, por nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave, organizohet raundi i dytë për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë.