Leonardo DiCaprio në Sardenjë në një dasmë VIP

by

Një mori personazhesh të famshëm të ftuar në dasma top sekrete në Costa Smeralda

Leonardo DiCaprio është parë në Costa Smeralda, së bashku me një grup të madh VIP-ash të të gjitha llojeve, të gjithë të ftuar në një dasmë super sekrete, emrat e nuses dhe dhëndrit mezi dihen. Së bashku me aktorin fitues të Oskarit edhe Serena Willams, e cila u pa pikërisht teksa zbarkoi në Porto Cervo me avionin e saj privat. Megjithatë, këta nuk janë emrat e vetëm të të ftuarve. I freskët nga tapeti i kuq i Festivalit të Kanës, ku u prezantua filmi “Killers of the Flower Moon” në të cilin luan DiCaprio përkrah De Niro-s, aktori u pa teksa mbërriti në Sardenjë së bashku me mikun e tij besnik Tobey McGuire, protagonist i triologjisë së parë, Spiderman.

banner

Të dy mbërritën në Costa Smeralda për një dasmë sekrete, e cila krenohet me mysafirë absolutisht të rëndësishëm. Së bashku me aktorët, në fakt, edhe ylli i tenisit Serena Williams, DJ koreane Peggy Gou, sipërmarrësi amerikan David Grutman, themeluesi i AirBnb Joe Gebbia dhe njeriu më i pasur në botë sipas Forbes, Bernard Arnault. Me pak fjalë, një listë me të ftuar të nivelit më të lartë, të denjë për një dasmë që u zhvillua në një nga vendet më elegante të Sardenjës, në zonën e Monte Moro, larg syve kureshtarë dhe paparacëve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy