Kosovarja Melisa Ibrahimi u kualifikua në garën ndërkombëtare të muzikantëve të rinj në Toronto, Itali dhe fitoi vendin e parë si pianiste dhe të tretin në nivel kompeticioni.
Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës për Rininë “Dinu Lipatti” Taranto 2023 është një ngjarje e organizuar nga PiccoloMaestro me synimin për të rritur muzikantët e rinj dhe për të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e tyre, stimulimin e shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare dhe promovimin kulturor dhe turistik të zonës. Gara u mbajt në Palazzo della Provincia konkuruan muzikantë të rinj nga vende të ndryshme të planetit, si Turqia, Kosova, Kina, Korea, Argjentina, Rumania, Rusia dhe padyshim Italia.

Pianistja kosovare Melisa Ibrahimi hyn në listën e vajzave të sukseshme të Kosovës. Ishte pikërisht Melisa që me një shkrim në Facebook e dha lajmin sensacional: “E jashtëzakonshme, mbas tri etapave intensive interpretimi, jam kualifikuar në finalen e garës “International Music Competition Dinu Lipatti” 2023, një ndër garat më të rëndësishme në Itali. E lumtur të shpallem fituese e •Vendit të I-rë në seksionin e Pianos, •Çmimit Absolut, •Finaliste, dhe •Fituese e Vendit te III-te Absolut në Finalen e komplet garës “International Music Competition Dinu Lipatti”. Profesoreshës sime Alberta Troni i jam falenderuese përhere për mbështetjen e vazhdueshme, mundin dhe punën e madhe! Faleminderit jurise për vleresimin!