Fred ende nuk ka folur për të ardhmen në Manchester United

by informim

Erik ten Hag ende nuk ka folur ende me mesfushorin Fred për të ardhmen e tij në Manchester United, që do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Reprezentuesi brazilian ka luajtur 35 herë në Premierligë këtë sezon dhe në humbjen 2-1 të United në finalen e Kupës FA ndaj Manchester City të shtunën e fillojë nga fillimi, por më pas se ai tha nuk ishte i sigurt për të ardhmen e tij në Old Trafford.

Ky sezon ka qenë deri tani sezoni më i mirë i 30-vjeçarit për sa i përket paraqitjeve me 56 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka luajtur një rol kyç për kthimin e United në Ligën e Kampionëve pas një sezoni mungesë, si dhe për fitimin e Carabao Cup në shkurt të këtij viti.

Ekipi i Ten Hag u mund nga rivalët e tyre të qytetit të shtunën, kështu u ndaluan në përpjekjen e tyre për të fituar të dy kupat vendase dhe nuk arriten ta ndalin Cityn drejt Tripletes të cilen e kanë synim dhe janë në rrugë të mirë.

“Sigurisht që unë gjithmonë dua të luaj, të ndihmoj ekipin tim dhe me kënaqësi sot e nisa nga fillimi dhe mendoj se luajtëm mirë”, tha Fred.

“(Për të ardhmen time) Ende nuk e di, duhet të flas me familjen time, kam ende kontratë të mbetur edhe një vit për të luajtur këtu. Tani është koha e pushimeve dhe një mundësi e mirë për të pushuar. Do të flas me stafin tim, me klubin dhe do të shoh se cili është vendimi i të gjithëve”.

Ai shtoi: “Më duhet të flas edhe me Ten Hag, ai është menaxheri dhe biseda duhet të përfshijë të gjithë. “Duhet të shohim se si do të shkojë sezoni i ardhshëm”.

“Dua të jem i rëndësishëm, dua të ndihmoj ekipin, kështu që do të shohim. Por unë gjithmonë kam qenë dhe jam shumë i lumtur te Manchester United”.

Fred iu bashkua United për 47 milionë funte nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018, por luftoi shumë për të fituar një vend të rregullt në ekip gjatë sezonit të tij të parë.

Në total, ai ka shënuar 14 gola në 213 ndeshje për klubin, dhe gjatë kohës së tij në Old Trafford ka gjetur poashtu një vend në skuadrën e Brazilit. Ai aktualisht ka 32 ndeshje ndërkombëtare dhe ka luajtur për vendin e tij në Kupën e Botës 2022 në Katar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy