Klea Huta dhe Elgit Doda zgjodhen bregdetin, Livadh, per te kurorëzuar dashurinë e tyre në një dasmë me familjarë dhe miq, disa prej tyre shumë të njohur për publikun shqiptar
Klea dukej magjepsëse me një fustan të bardhë saten, ngjitur pas trupit, me flokët të mbledhura mbrapa. Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla. Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë. Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid i cili festoi ditëlindjen e tretë. Ceremonia është zhvilluar dje në bregdetin e bukur shqiptar me pjesëmarrjen e familjareve dhe miqve te dy bashkeshorteve.